Showbiz

Lansohen pamjet e para të filmit televiziv “The Comey Rule”

Kanali televiziv amerikan “Showtime”, e ka lansuar trailerin e parë të filmit “The Comey Rule”, i cili e sjellë një version të dramatizuar të raportit mes ish-drejtorit të FBI-së, James Comey dhe presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Jeff Daniels vjen në rolin e Comeyit, derisa Brendan Gleeson në film e portretizon Trumpin, transmeton Koha.

Filmi do të transmetohet në dy pjesë. Filmi i parë do të fokusohet në hetimet e kryera nga FBI-ja rreth rrjedhjes online të emaileve personale të kandidates për president, Hillary Clinton, pak kohë para zgjedhjeve në Amerikë. Ndërsa filmi i dytë fokusohet në muajt e parë të presidencës së Donald Trupit.

Pjesa e parë me titull “The Comey Rule” që bazohet në librin e ish-drejtorit të agjencisë FBI, “A Higher Loyalty”, do të transmetohet në kanalin “Showtime” më 27 shtator, ndërsa pjesa e dytë transmetohet një ditë më vonë.