Showbiz

Shtyhet kërkesa e Britney Sperasit për largimin e babait të saj nga roli i kujdestarit ligjorë

Kërkesa e Britaney Spearsit për largimin e babait të saj nga roli i kujdestarit ligjorë, është shtyrë deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Kështu ka vendosur një gjykatëse në Kaliforni.

James P Spears ka më shumë se një dekadë që e mbikëqyrë jetën dhe karrierën e këngëtares, si dhe i ka marrë të gjitha vendimet financiare dhe shëndetësore për të bijën. Por vitin e kaluar ai ishte larguar nga ky rol për shkak të disa problemeve shëndetësore, transmeton Koha.

Së fundmi, avokati i Britney Spearsit, Samuel D Ingham III, ka deklaruar se klientja e tij është kundër rikthimit të babait në rolin e kujdestarit të saj ligjorë, duke preferuar që menaxheri i saj Jodi Montgomery i cili ishte aty në mungesë të babait, të bëhet zëvendësimi i përkohshëm i tij. Këngëtarja po ashtu kërkon që ndonjë korporatë e kualifikuar si për shembull ndonjë bankë, të vihet në krye të pasurive të saj.

Gjykatësja Brenda Penny e ka zgjatur të drejtën e babait të Spearsit në rolin e kujdestarit ligjorë, deri më 1 shkurt të vitit 2021. Ajo I ka kërkuar avokatit të këngëtares që ta dorëzojnë një peticion në gjykatë deri më 18 shtator, si dhe u ka dhënë mundësi t’i parashtrojnë kundërshtimet e tyre deri më 2 tetor të këtij viti.

Seanca e radhës dëgjimore rreth këtij rasti do të zërë vend më 14 tetor.

Mbështetësit e lëvizjes #FreeBritney, të cilët besojnë se pop ylli kishte arritur marrëveshje me të atin, kundër vullnetit të saj si dhe James është duke i vjedhur asaj të holla, ishin mbledhur jashtë gjykatës për t’i ta përkrahur atë.

Në një intervistë të realizuar në fillim të këtij muaji, James i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij duke thënë se ai një herë në vit është i detyruar ta arsyetojë në gjykatë, çdo cent të harxhuar nga pasuria e vajzës së tij, prandaj është e pamundur të vjedhë nga ajo. Ai po ashtu deklaroi se e do shumë të bijën, por vazhdon të jetë i brengosur për shëndetin e saj mendorë.

Britney Spears nuk i ka kontrolluar shumë vendime financiare apo ato të karrierës që prej vitit 2008, për shkak të kësaj marrëveshjeje kujdestarie me të atin. Kujdestaria zbatohet zakonisht te individët të cilët nuk janë të aftë të marrin vendime vetë, siç janë rastet te të prekurit me demencie apo me sëmundje të tjera mendore.

Në vitet e fundit babai i saj dhe avokati ia kanë menaxhuar pasurinë dhe jetën personale – përfshirë edhe të drejtën për t’i lejuar vizitorët dhe për të komunikuar me mjekët rreth trajtimit të saj.