Showbiz

Wilde, regjisore e filmit më të ri të “Marvel” dhe “Sony Pictures”

Aktorja dhe regjisorja amerikane Olivia Wilde bëhet e ditur të ketë nënshkruar një marrëveshje për t’ia bërë regjinë një

filmi të ri të “Marvel”-it, në bashkëpunim me “Sony Pictures”, transmeton KOHA.

Në raportimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet e ditur se regjisorja e filmit “Booksmart” do ta përgatisë një film rreth një gruaje super-heroinë, por as “Marvel”-i dhe as “Sony” nuk e kanë komentuar zyrtarisht këtë gjë, shkruan BBC.

Wilde raportohet se e ka konfirmuar këtë lajm në llogarinë e saj në Twitter, duke e shpërndarë njoftimin shoqëruar me emotikonin e merimangës.

Revista “Newsbeat” ka kontaktuar studion “Sony” për një qëndrim zyrtar rreth lajmit, por nuk ka marrë përgjigje.

“Sony” ka në pronësi të drejtat autoriale të franshizës së “Marvel”-it, “Spider-Man”, dhe ka lansuar filmin më të fundit “Spider-Man: Far From Home”, në bashkëpunim me “Marvel”-in, që i ka krijuar personazhet.

Wilde ka bërë po ashtu një postim në Twitter, në përgjigje të aktorit të “Frozen”-it, Josh Gad, i cili ka thënë se lajmet se ajo do të jetë regjisorja e filmit të “Marvel”-it ishin të mjaftueshme për të “për ta kaluar edhe një ditë tjetër”.

“Është gjëja e fundit që mund ta bëja në shkëmbim të dhuratës nga Olafi”, është përgjigjur ajo.