Showbiz

Kënga e Dua Lipës, në mesin e të preferuarave të Barack Obamas

Kënga “Un Dia” e Dua Lipës është në mesin e këngëve që ish-presidenti amerikan, Barack Obama është duke i dëgjuar më së shumti gjatë kësaj vere.

Obama, si çdo vit, e ka shpalosur përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter” listën e këngëve më të preferuara të tij.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Dua që me ju të ndaj disa prej të preferuarave të mia këtë vetë, përfshirë këngët e disa prej artistëve në Kuvendin e Partisë Demokratike. Shpresoj t’ju pëlqejnë”, ka shkruar ai.

“Un Dia” është bashkëpunim i Lipës me artistët, J Blavin dhe Bad Bunny.