Showbiz

Aktori i njohur i Hollywoodit bëhet baba për herë të dytë

Katherine Schwarzenegger, 30 vjeç, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me aktorin Chris Pratt, 41 vjeç.

Vëllai i Katherinet, Patrick konfirmoi lajmin për ET, përcjell IconStyle të hënën.

Patrick nuk e zbuloi gjininë e foshnjës ose datën e saktë të lindjes.

Prindërit e Katherinet, Maria Shriver 64 vjeç dhe Arnold Schwarzenegger 73 vjeç, si dhe motrat e saj, shkuan për një vizitë në rezidencën e Katherinet dhe Chrisit në fundjavë.

Sipas ET, Chris thuhet se është parë në një spital të zonës në Santa Monica të premten.

Shtatzënia e Katherine Schwarzeneggerit u konfirmua nga Maria në 1 maj, kur Pratt u shfaq si i ftuar në programin e saj në Instagram Live #HomeTogether.

Chris dhe Katherine u panë për herë të parë bashkë në vitin 2018. Aktori është baba i një djali me ish-bashkëshorten Anna Faris, me të cilën u nda pas 8 vitesh martesë.