Showbiz

Këngëtarja, kundërshtare e shefave të muzikës

Descriptive Text

Kur Nadia Rose dhe ekipi i saj i valltarëve të njohur me emrin “Skwod” zbriti në rrugët e Londrës, në Mobo Award- winning 2016, për të gjithë botën dukej se ka dalë në sipërfaqe një ndër ekipet më të mira të reja të Mbretërisë së Bashkuar.

Rep-artistja nga jugu i Londrës, që u krahasua me idolët e saj, si Missy Elliot dhe Eminem, përfundoi e pesta, në listën “BBC Sound” të vitit 2017, para se të debutonte me një këngë të fuqishme, me të cilën vuri në pah fjalorin e saj të ligë dhe qesharak, transmeton KOHA. 

Por, pasi skena “Grimit” kapi zjarr, duke goditur rrjetin, “nxehtësia” rreth karrierës së saj çuditërisht u ftoh. Tani, disa vite pas, pasi ajo u kthye krejt papritur me këngën “First Class”, të cilën e publikoi me studion e saj “Qwrky Entertainment”.

Në këtë këngë ajo flet për zhgënjimin e tepërt nga makinat e muzikës, që ia ndaluan hovin asaj; duke marrë kontrollin përsëri, dhe duke shkruar tekste me miken e saj tekstshkruese, Rihanna.

Kontrolli i fatit

‘’Ndihem tepër e çliruar’’, thotë Rose. “Me studion time të vjetër ndihesha sikur kishte përplasje. Shpesh mendoj se ‘shumë kuzhinierë e prishin supën’”, thotë këngëtarja problematike. “Unë po krijoja muzikë, që s’po shihte dritë, prandaj, për ta lënë muzikën time të dalë jashtë, duhej ta braktisja atë situatë”. “Pastaj, bëhej fjalë për krijimtarinë time që del si një gisht i mesit për shefat e muzikës, pasi dihet se unë doja të kisha në kontroll fatin tim”, shton ajo.

“Pasi kisha këtë përvojë, vetëm doja t’i bëja gjërat, në mënyrën tjetër. Jo vetëm për vete, por qartë, jam e interesuar të nënshkruaj për disa artistë të tjerë, producentë, fotografë, aktorë – dhe do të jetë një lëvizje e gjerë, jo vetëm në muzikë”, thotë këngëtarja britanike.