Showbiz

Paul McCartney publikoi këngën e rimasterizuar me Ringo Starrin

Artisti 78 vjeç Paul McCartney, të premten ripublikoi videon për këngën “Beaytiful Night”, që ishte xhiruar para 23 vjetwsh.

Kjo këngë është e para që Paul McCartney ka bërë me Ringo Starrin, që nga epoka e The Beatles.

Duke folur për këngën në kohën kur u publikua, McCartney tha se kishte kërkuar mundësinë për t’u bashkuar më Starrin, i cili ishte baterist në The Beatles dhe tani është 80 vjeç, shkruan revista People të shtunën.

“I kam thënë Ringos me vite që do të ishte shumë e mirë të bëjmë diçka, sepse nuk kemi punuar asgjë së bashku që nga Beatles”, pati thënë MCartney më 1997. “Një natë, Jeff Lyne me të cilin kemi shkruar këngën së bashku, më sugjeroi që të thërras Ringon për këtë këngë”.

“Këngën Beautiful Night e kam shkruar para shumë viteve. Gjithmonë më ka pëlqyer, por jam ndier thuajse nuk e kam versionin e duhur. Por kur Ringo erdhi, ishte njëjtë si në ditët e shkuara me The Beatles”, tha ai, transmeton KOHA.

“Beautiful Night” u përfshi në albumin e McCartneyt të quajtur Flaming Pie. Edicioni i rimasterizuar është pjesë e një përmbledhje, i cili përfshinë edhe versionin demo të kësaj kënge të bërë në vitin 1995, xhirime të intervistave dhe biseda në mes McCartney dhe Starrit.