Showbiz

Princi Harry dhe dukesha Megan bënë punë vullnetare në Los Angeles

Çifti mbretëror kishte bërë punë vullnetare në Homeboy Industries, një organizatë e cila punon me ish të burgosurit dhe iu ndihmon që të kthehen në jetën e përditshme, shkruan revista Harper’s Bazaar të premten.

Homeboy Industries kishte postuar foto në mediat sociale të vizitës së çiftit mbretëror. Në fotot, edhe Harry edhe Megan mbajnë maska mbrojtëse, kapela dhe dorëza si dhe përparëse, gjersa po punonin me ekipet e furrës dhe kafiterive të kësaj organizate.

Çifti ishte bashkuar me ekipin Homeboy dhe Homegirl për një sesion të përgatitjes së ushqimit dhe bisedave dhe ndihmuan në përgatitjen e ushqimit për programin FEEDHOPE, ku pjesëmarrësit e programit Homeboy shërbejnë ushqim për të moshuarit dhe të rinjtë në nevojë në Los Angjelos në mes të krizës së koronavirusit, transmeton KOHA.

“Faleminderit Harry dhe Megan, Duka dhe Dukesha të Sussex, që vizituat dhe përkrahët ekipet tona të fafenesë dhe furrës dje!”, shkroi kjo organizatë duke shtuar: “Punonjësit tonë ishin shumë të lumtur që kishin mundësinë të punojnë së bashku”.

Image