Showbiz

Dua Lipa e shënoi njëvjetorin e lidhjes së saj me modelin Anwar Hadid

Bukuroshja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, e ka shënuar përvjetorin e parë të lidhjes së saj romantike me, Anwar Hadidin, me postimin e disa fotografive ku shihet përkrahë modelit të famshëm.

Ylli i hitit “Don't Start Now” po ashtu i ndau disa fjalë të ëmbla për të dashurin e saj, me 46 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e quajtur kohën që e kanë kaluar së bashkë si ndër momentet më të “ëmbla” të jetës së saj, transmeton Koha.

“Nuk ka asgjë më të ëmbël se 365 ditët që i kam kaluar përkrah teje,” kishte shkruar Lipa në postimin e saj.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

nothing sweeter than 365 days joint at the hip with you ❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 

Ndërkohë, këngëtarja 24-vjeçare në të kaluarën e kishte pranuar se po mëson shumë më shumë për të dashurin e saj, gjatë kohës që po e kalojnë së bashku në vetizolim.

“Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, e lehtë, relaksuese dhe mjaft argëtuese. Ne e kemi shfrytëzuar këtë mundësi në maksimum sepse po kemi ekstra kohë për të kaluar me njëri-tjetrin, gjë që në kushtet normale do të ishte e pamundur. Prandaj, mendoj se ka qenë një kënaqësi absolute dhe po kemi mundësi të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin.”

Dua Lipa dhe Anwar Hadid, u shfaqën si çift në korrik të vitit 2019 teksa besohet se ata i ka lidhur dashuria për muzikën. Hadid i kishte shkruar këngëtares i pari, në muajin qershor të vitit të kaluar, pak kohë pasi Lipa u nda i ish i dashuri, Isaak Carew.

Ylli i hitit “Electricity” dhe vëllai 20-vjeçar i supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid, e kanë pranuar se janë adhurues të njëri-tjetrit dhe e çmojnë shumë talentin e tyre muzikor.