Showbiz

Adam Sandler do të luaj në filmin “Hustle” të Netflixit

Aktori i njohur hollywoodian, Adam Sandler, do të luaj në filmin e ri të Netflixit, me titull “Hustle”. Në këtë film, Sandler do ta portretizojë një zbulues të talenteve të basketbollit amerikan, i cili pasi që dëbohet nga puna e zbulon një lojtar të talentuar jashtë shtetit, dhe vendosë ta sjellë në SHBA për ta vërtetuar se që të dy e kanë atë që duhet për të pasur sukses në NBA.

Shtëpia e produksionit “Legjendary” ishte pronari i të drejtave për këtë film në vitin 2018, para se të bliheshin nga Netflix, të cilët ia dhanë rolin protagonist aktorit Sandler. Ende nuk është e qartë se kur do të fillojnë xhirimet e filmimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Koha.

Sandler kohëve të fundit ka marrë lëvdata shumë të mira për punën e tij në komedinë e errët të vitit 2019, “Uncut Gems”. Ai me kujdes ka kërkuar projektin e tij të ardhshëm dhe ka konsideruar disa mundësi për të luajtur në film. Burimet thonë se është e mundur që do ta xhirojë edhe një film para atij “Hustle”, sigurisht nëse i vjen mundësia e duhur.

Regjinë e filmit do ta bëjë, Jeremiah Zagar, i cili njihet për filmin e vitit 2018, “We the Animals”, ka raportuar revista e njohur “Variety”.