Showbiz

Madonna e lumtur që po ndihmon në gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit, pasi e kaloi vetë atë

Superylli Madonna është e lumtur që është në gjendje të ndihmojë hulumtimet për gjetjen e ilaçit kundër COVID-19, tash që është shëruar vetë nga kjo sëmundje.

Në një postim të saj, sot, ajo tha se tash është mirë me shëndet dhe se gjithçka ka kaluar.

“Jam mirënjohëse që mund të jem pjesë e hulumtimit për të gjetur kurën kundër koronavirusit”, ka shkruar ajo në Instagram, përcjell New Straits Times.

Madonna ishte infektuar me koronavirus shtatë javë më parë, gjatë turneut “Madame X” në Francë.

Këngëtarja 61-vjeçare ka dhuruar 1.1 milionë dollarë për hulumtim të gjetjes së vaksinës kundër COVID-19.