Showbiz

Djali i çiftit Harry dhe Meghan sot feston ditëlindjen e parë

Descriptive Text

Duka dhe Dukesha e Sussexit, Harry dhe Meghan, sot e festojnë ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Archie.

Archie Harrison Mountbatten-Windsor aktualisht është i shtati në radhë për ta trashëguar fronin mbretëror, duke u renditur pas të atit i cili në fillim të këtij viti e bëri të ditur lajmin se ai bashkë me familjen e tij, do të largohen nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore britanike.

Ky vendim i paparashikuar bëri që çifti i famshëm të zhvendosej nga Britania e Madhe në Kanada dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, duke i lënë pas detyrat zyrtare si anëtarë të Monarkisë.

Deri më sot, Harry dhe Meghan, nuk kanë postuar shumë fotografi të djalit të tyre duke u munduar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, dhe duke tentuar që Archie ta ketë një jetë sa më normale që është e mundur, transmeton Koha.

Duka dhe Dukesha e Sussexit, gjithashtu janë shkëputur nga mediat britanike, duke e bërë të ditur lajmin në muajin prill se po i shkëpusin të gjitha lidhjet me gazetat dhe portalet në vend, për shkak të trajtimit që ato ia kanë bërë Meghan Markelit.

Madje, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij e kanë nisur një betejë ligjore me disa gazeta britanike.