Showbiz

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi i japin fund fejesës së tyre

Në një postim në Instagram, modelja Heidi Lushtaku, ka lajmëruar fansat për ndarjen e saj me boksierin Robin Haxhi Krasniqi.

Përderisa lajmërimet për ndarje dinë të jenë shpesh herë të rënda apo edhe me eskalime, e njëjta gjë nuk ka ndodhur më këtë qift.

Heidi në postim tregon se nuk ka dashur të flasë publikisht për ndarjen e saj me Robinin dhe për këtë arsye edhe i ka evituar intervistat.

29-vjeçarja më tej shprehet se ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe pak më të gjatë lidhjeje, ajo duket se ndihet falënderuese për këtë periudhë katër vjeçare të jetës.

“Pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër edhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”, ka shkruar ndër tjera ajo.

Më tej ajo tregon se vazhdon ta çmojë si mik Robinin, sidomos familjen e tij.
 

View this post on Instagram

?

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_) on