Showbiz

Jessie J e uron ish të dashurin Channing Tatum për ditëlindjen e 40-të

Mjaftoi postimi i disa fotografive në rrjetet sociale që, Jessie J, të shkaktojë spekulime në mediat botërore për një ribashkim të mundshëm me ish të dashurin e saj, aktorin Channing Tatum.

Jessie J e cila besohej se sërish i kishte dhënë fund lidhjes me Tatumin, kishte vendosur që ditëlindjen e tij të 40-të t’ia uroj në një formë mjaft të mirë, duke postuar fotografi me mesazhe emocionale drejtuar aktorit, transmeton Koha.

“Gëzuar ditëlindjen e 40-të për këtë njeri të veçantë. Je me të vërtetë unik. Jam shumë mirënjohëse që ke lindur, madje edhe më mirënjohës që u takuam”, kishte shkruar Jessie J në njërin prej mesazheve.

{gallery}

Por, ky veprim i këngëtares 32-vjeçare ka bërë që publiku dhe fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar, vetëm një muaj pasi u konfirmua lajmi për ndarjen e çiftit.

Në fillim të muajit prill, mediat dhe portalet e ndryshme kishin raportuar se, Tatum tashmë i është kthyer aplikacioneve përmes së cilave mund të takojë femra për të dalë në takim, e potencialisht edhe të krijojë lidhje romantike.

Channing Tatum i cili e ka një vajzë gjashtë vjeçare me ish-bashkëshorten, Jenna Dewan, dhe ylli i hitit “Price Tag”, Jessie J, kishin qenë në lidhje për një vit para se të ndaheshin në dhjetor të vitit 2019. Pas vetëm pak javësh, ata kishin vendosur t’ia japin edhe një mundësi lidhjes së tyre, duke u ribashkuar në muajin janar.

Ndërkaq në fund të marsit, burime të afërta të tyre kishin deklaruar se, Tatum dhe Jessie J, janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin por fatkeqësisht gjërat nuk po funksiononin mes tyre, dhe kështu ishin detyruar t’i japin fund lidhjes në mënyrë shoqërore.

Bëhet e ditur se ata vazhdojnë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, por kanë vendosur të takojnë njerëz të tjerë. Por, pavarësisht kësaj, gjasat ekzistojnë që në të ardhmen, Channing Tatum dhe Jessie J, të ribashkohen sërish.