Showbiz

Unikkatil paralajmëron projekt të ri në këtë kohë karantine

Foto: Unikkatil/Instagram

Derisa shumë njerëz ankohen se janë mërzitur në karantinë nga rutina e përditshme dhe mungesa e aktiviteve, ka njerëz të cilët këtë periudhë të vetizolimit po e shfrytëzojnë në maksimum për të punuar.

Në mesin e tyre janë edhe artistët të cilët duan t’i argëtojnë fansat në këtë kohë pandemie.

E si duket adhuruesit e reperit më të famshëm shqiptar, Unikkatil, nuk do të presin shumë gjatë për një projekt të ri nga ai, transmeton Koha.

Unikkatil, emri i vërtetë i së cilit është Viktor Paloka, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta paralajmëruar një këngë të re. Dhe reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, të cilët janë shprehur të entuziazmuar me lajmin.

“Po mendoj ndoshta nuk është keq për të publikuar diçka gjatë kësaj karantine”, kishte shkruar reperi poshtë një fotografie ku ai shihet në rrugët e New Yorkut.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Po mendoj ndoshta nuk ish kônë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini.

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

 

Unikkatil i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është shumë aktiv në prodhimin e projekteve të reja. Kënga e tij e fundit “Shqiptar” ishte publikuar në qershor të vitit të kaluar, dhe erdhi në bashkëpunim me reperin e njohur nga Ferizaj, Mozzik.