Showbiz

Alicia Keys thotë se të qenit nënë e ka bërë të mos i interesojë mendimi i njerëzve

Descriptive Text

Kantautorja 39-vjeçare, Alicia Kerys, e cila i ka dy djem, Egypt dhe Genesis, me bashkëshortin e saj Swizz Beatz, ka zbuluar se me t’u bërë nënë në vitin 2010 ka filluar të fokusohet më shumë në lumturinë e saj, dhe të mos brengoset për mendimin e të tjerëve.

Për revistën “Clash”, Alicia citohet të ketë thënë: “Sinqerisht nuk ka rëndësi sa sukses ke pasur në karrierë apo sa shumë të holla ke. Ato që i posedon janë thjeshtë gjëra kaluese, me rëndësi është çfarë shpirti ke. Askush nuk po i inkurajon njerëzit të jenë vetvetja, por të bëhen si të tjerët… Të qenit nënë m’i ka larguar këto shprehi dhe gjithçka është bërë më e qartë për mua. Prioriteti im nuk është më t’i bëjë njerëzit e tjerë të lumtur.”

Ndërkohë, Keys ka zbuluar se këngën “Girl on Fire” e ka shkruar për t’ia kujtuar vetes se speciale është, gjatë një periudhe të vështirë të jetës kur kishte nevojë të madhe për ndryshime drastike.

Ajo po ashtu e ka realizuar një autobiografi me titull “More Myself”, me qëllim që t’i lejojë fansat në botën e saj dhe së bashku ta eksplorojnë rrugëtimin e jetës së këngëtares.

“Gjithnjë kam dashur që njerëzit të më njohin si jam në të vërtetë, por thjeshtë nuk isha e gatshme t’i ndaja eksperiencat e mia private më të tjerët. Ndërsa tani jam. Në shumë mënyra, libri na bashkon në rrugëtimin tim të deritanishëm si dhe i eksploron këto tema dhe ngjarje nëpër të cilët ne si gra po kalojmë, si dhe na mëson të jemi vetvetja,” ka shpjeguar tutje këngëtarja.