Showbiz

Yjet nga shtëpia bëjnë bashkë botën

Descriptive Text

Disa prej emrave më të njohur të muzikës kanë bashkuar forcat për të nderuar punën e punëtorëve shëndetësorë në një koncert virtual. Lady Gaga, Paul McCartney dhe Billie Eilish, ishin në mesin e 100 artistëve që kënduan hitet e tyre nga dhomat e ndejës shkaku i izolimit nga koronavirusi. Grupi legjendar “Rolling Stones” ia doli që të bëhej bashkë nga katër vende të ndryshme.

Koncerti që zgjati tetë orë shfaqi rrëfime të atyre që janë në front të luftës kundër COVID-19. Lady Gaga, që bëri listën e këngëtarëve, koncertin e ka quajtur “letër dashurie për botën”. Duke ia dedikuar koncertin, mjekëve e stafit mjekësor, Gaga ka thënë se muzikantët pjesëmarrës dëshironin t’ua kthenin borxhin mjekëve për mirësinë që kanë shfaqur në këtë periudhë të mjegullt.

Ajo luajti një version të “Charlie Chaplin’s Smile”, teksa ka thënë se ka dashur të përçojë mirësinë te pjesa tjetër që po lufton direkt pandeminë. Paul McCartney iu bashkua programit menjëherë pas Lady Gagas, duke i quajtur mjekët si heronj të vërtetë të krizës teksa kujtoi edhe nënën e vet, Maryn, që ishte infermiere gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me titull: “One World: Together At Home”, koncerti ishte i organizuar nga lëvizja “Qytetarët Botërorë” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mesazhi i qartë

Filloi me videon e njerëzve të izoluar që duartrokisnin për punën e mjekëve dhe infermierëve nëpër botë, duke filluar nga Franca, Spanja, Britania e deri në Shtetet e Bashkuara”. Paratë nga koncerti i janë dedikuar OBSH-së, por Lady Gaga e kishte bërë të qartë se koncerti nuk ishte bamirës dhe synonte të argëtonte botën dhe të jepte mesazhin e solidaritetit.

Performancën e nisi këngëtarja amerikane, Andra Day, që këndoi baladën “Rise Up”. Pas saj nga shtëpia kënduan Niall Horan i grupit “One Diraction”. Britaniku këndoi hitin “Black and White”. Me një këngë u paraqit edhe shoku i tij Liam Payne.

“Është kohë e errtë për ne, por e ndiej se ky solidaritet na ka bërë bashkë”, ka thënë Payne.

Brandon Flowers dhe Ronnie Vannucci të grupit “The Killers” performuan hitin e tyre “Mr Brightside”, ndërsa këngëtari amerikan Adam Lambert këndoi këngën “Mad World”. Ylli John Legend bashkëpunoi me britanikun Sam Smith për këngën “Stand By Me” të legjendës BB King. Ndërsa Billie Eilish performoi një version të këngës “Sunny” të Bobby Hebb.

“E dua këtë këngë. Gjithmonë ma ka ngrohur zemrën dhe më ka bërë të ndihem mirë. Prandaj doja që edhe ju të ndiheshit kësisoj”, ka thënë Eillish.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.