Showbiz

Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen e 31-të

Descriptive Text

Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbarë shqiptarë, Dafina Zeqiri, sot e shënon 31-vjetorin e lindjes.

Meqenëse jemi në kohë të vetizolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se këngëtarja ka vendosur që këtë ditë të rëndësishme ta shënojë me publikimin e një video-kolazhi të publikuar në Instagram, ku shfaqen disa prej momenteve më të mira të jetës së saj, transmeton Koha.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

???? ???? ? ????? ?? 31!

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

 

Zeqiri shquhet si një prej këngëtareve më të pëlqyera për publikun, falë talentit në muzikë, bukurisë por edhe stilit të saj të veçantë.

Edhe pse kohëve të fundit, Dafina është detyruare t’i pezullojë të gjitha aktivitetet për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, ajo megjithatë kujdeset të qëndrojë afër fansave të saj me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Aktualisht, Dafinsa Zeqiri po e shijoj suksesin e videoprojektit të saj të fundit, “Një herë në jetë”, të cilin e solli në bashkëpunim me producentin e famshëm, Cricket.