Showbiz

Tom Hanks e prezantoi edicionin e ri të emisionit “SNL” nga shtëpia

Ylli i kinematografisë, Tom Hanks, ka bërë shaka për betejën e tij me koronavirusin gjatë monologut në emisionin, “Saturday Night Live: At Home”.

Aktori 63-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, ishin testuar pozitiv me këtë sëmundje në muajin mars por fatmirësisht kanë arritur të shërohen plotësisht, transmeton Koha. Dhe tani, Hanks me kënaqësi të madhe po bënë shaka me betejën e tij personale me COVID-19.

“Këto janë kohëra të çuditshme për të bërë humor, por të provosh të jesh qesharak është e gjithë poenta e emisionit ‘SNL’, kështu që vendosëm ta bëjmë këtë gjë… Pse më kanë zgjedhur mua si udhëheqës të shout? Epo, ndoshta për shkak se kam qenë kanarina e të famshmëve në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.”

Hanks dhe bashkëshortja e tij Wilson, ishin të famshmit e parë që e bënë publike diagnozën e tyre me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Ndër të tjera, ylli i njohur hollywoodian gjatë monologut të tij tha: “Prej se jam diagnostikuar me koronavirusin, njerëzit më kanë konsideruar si babanë e Amerikës më shumë se kurrë. Kjo do të thotë se, askush nuk dëshiron të qëndrojë përreth meje për një kohë të gjatë, dhe po i bëjë të gjithë të ndihet jo rehat.”

Hanks i cili është i martuar me Wilsonin nga vitit 1988, ishte diagnostikuar me këtë sëmundje në muajin mars, derisa çifti gjendej në Australi për ta xhiruar një film të aktorit.