Showbiz

Grupi U2 dhuron 10 milionë euro për gjithë stafin mjekësor të Irlandës

Grupi më i famshëm irlandez në botë i muzikës rock, U2  euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit në Irlandë.

Paratë do të përdoren për të mbështetur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të blerë pajisje mbrojtëse personale (PPE) për stafin e vijës së parë.

”Disa nga pajisjet mjekësore të financuara nga grupi, i udhëhequr nga këngëtari Bono tashmë kanë mbërritur në aeroportin e Dublinit”, njoftoi televizioni irlandez RTE.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar vlerësoi përpjekjet e tyre duke thënë se këtë ndihmë qeveria e tij mund ta realizonte për 13 vite.

”Po ashtu, të gjitha ndihmat nga sektori privat dhe publiku i gjerë janë të mirëseardhura”, tha ai në Twetter/DPA.

Ky grup muzikor ka qenë i përfshirë në një numër projektesh sociale dhe politike për vite me radhë.

Sipas shifrave zyrtare nga mbrëmja e së mërkurës, pothuajse 6 000 njerëz në Irlandë janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 235 kanë vdekur si një rezultat i ndërlikimeve./ a.jor.