Showbiz

Dwayne Johnson ka ëndërruar të bëhet këngëtar i muzikës country

Foto: Reuters

Ylli 47-vjeqar, Dwayne “The Rock” Johnson, më së miri njihet për karrierën e tij si mundës profesional dhe aktor, por së fundmi ai e ka pranuar se kur ka qenë tinejxher, puna të cilën e ëndërronte ishte interpretimi i hiteve të muzikës country.

Kur ishte 15-vjeçar, Johnson jetonte në një motel të vogël dhe kjo periudhë e vështirë e jetës së tij, e kishte inspiruar të bëhet këngëtar tradicional i këtij zhanri të muzikës, transmeton Koha.

Në një video të postuar në Instagramin e tij, aktori ka thënë: "Kur isha i ri ëndërroja të bëhesha këngëtar i muzikës country. Atëherë kaloja shumë kohë duke dëgjuar muzikë dhe kështu më lindi dëshira për t'u bërë këngëtarë tradicional. E posedoja një zë të mirë, por fatkeqësisht ajo ëndërr nuk u realizua."

Ylli i filmave "Jumanji" po ashtu kishte shpresuar të bëhej lojtar i NFL-it, pasi luante futboll për Universitetin e Miamit, por as këtë qëllim të jetës nuk kishte arritur ta realizonte.

Kështu, në vitin 1996, Johnson arriti ta sigurojë një kontratë si mundës profesional, ku shënoi suksese të jashtazakonshme.

Së fundmi, ai e kishte pranuar se ka qenë i emocionuar ta ndërrojë sërish profesionin dhe të kalojë në aktrim, kjo ngase kishte dashur të sigurohet që do ta ketë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollywood.