Showbiz

Jamie Foxx do ta bëjë regjinë e filmit “When We Pray”

Foto: Reuters

Aktori 52-vjeçar, Jamie Foxx bashkë me skenaristin Donald Ray 'Speedy' Caldwell, e ka shkruar skenarin e filmit i cili flet për dy vëllezër pastorë.

Filmi e rrëfen historinë e dy vëllezërve të cilët punësohen në dy kisha të ndryshe, njëra është e suksesshme dhe tjera lufton për të mbijetuar financiarisht dhe është në nevojë të madhe për ndihma, transmeton Koha.

Filmi i ardhshëm do të realizohet nga studioja filmike amerikane “Cinema Libre Studio” dhe ajo nga Hong Kongu, “Fight to Fame Films”.

Sipas portalit “Deadline”, Rodney Mason do ta ketë rolin e producentit ekzekutiv të këtij projekti me buxhet të ulët, i cili besohet se do të kushtojë vetëm 5 milionë dollarë për t'u realizuar. Ndërsa xhirimet e tij pritet të fillojnë kah fundi i këtij viti.

“Është një nderë i madh të punosh me një person aq të talentuar dhe të pasionuar sikur Jamie Foxx, dhe jam i lumtur që i kemi siguruar partnerët tanë për këtë projekt, studioja “Fight to Fame”. Ata do t’i japin Foxit liri të plotë për ta realizuar këtë film, të cilin aktori e ka shumë për zemër,” ka deklaruar Philippe Diaz, themelues dhe kryetar i studios “Cinema Libre”.

Filmi e shënon herën e dytë që Foxx do të shërbejë në rolin e regjisorit, pas debutimit me filmin “All-Star Weekend” i cili aktualisht është në post-produksion.

Ndërkohë, ylli i njohur hollywoodian së fundmi premtoi se tash e tutje ka në plan ta festojë origjinën afrikano-amerikane, teksa po e pranonte një shpërblim special në festivalin e sivjetmë “American Black Film Festival”.

Atje, Jamie Foxx u nderua me çmimin “Excellence in the Arts”.