Showbiz

Queen Latifah sot mbush 50 vjet

Descriptive Text

Rep artistja dhe aktorja e njohur amerikane, Queen Latifah, sot e feston ditëlindjen e saj të 50-të.

Queen Latifah, emri i vërtet i së cilës është Dana Owens, u lind në Newark të New Jerseyt. Nga viti 1988 deri më 1992, ajo u bë e famshme duke bërë rep për tema të ndryshme sociale, si dhuna familjare dhe lidhjet romantike, transmeton Koha.

Në vitin 1993 Queen Latifah e publikoi këngën e shpërblyer me çmim “Grammy” me titull, “U.N.I.T.Y” e cila i adresohej mosrespektimit të femrave. Ky projekt mbetet suksesi më i madh i saj në toplistat muzikore amerikane.

Queen Latifah po ashtu e gëzon një karrierë të suksesshme në kinematografi. Pasi e luajti një prej roleve protagonist në serinë “Living Single”, aktorja filloi të angazhohet në projekte të rëndësishme filmike.

Madje, në vitin 2002 ajo u nderua me çmim Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësorë”, për rolin e saj në mjuzikllin e adaptuar për ekran të madh, “Chicago”.

Në vitin 2012, Queen Latifah luajti krahas këngëtares së njohur të muzikës country, Dolly Parton, në filmin “Joyful Noise” dhe në vitin 2016 e fitoi një shpërblim “SAG” si aktorja më e mirë, për portretizimin e këngëtares Bessie Smith në filmin “Bessie”.

Aktorja po ashtu ka luajtur në disa filma tjerë të suksesshëm si: “Taxi”, “Last Holiday”, “Girls Trip”, “Just Wright”, “Set it Off”, “Bring Down the House”, “Mad Money” dhe të tjerë.

{gallery}