Showbiz

“Mollë e ndaluar” me ëndrrat jetësore

Së shpejti në ekranin e Kohavisionit në transmetim vjen seria më e re televizive turke.

“Mollë e ndaluar” sjellë rrëfimin e dy motrave, Zejnep dhe Jëlldëz. Ato janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, por pavarësisht kësaj kanë edhe dallime të mëdha mes tyre, sidomos në mënyrë se si e perceptojnë jetën.

E para, Zejnepi, është një vajzë e cila u përmbahet skajshmërish vlerave etike, është karrieriste e madhe dhe ka qëllim të jetë e suksesshme në detyrat që ia vë vetes. Nga ana tjetër motra e saj Jëlldëzi, ka krejt një qasje tjetër. Ajo mendon se meriton më shumë dhe konsideron se këtë mund ta arrijë vetëm përmes një martese me një njeri të pasur, i cili do të mund ta bënte të lumtur dhe kështu nuk do të preokupohet me sfidat ekonomike që mund t’i shfaqen përpara.

Jeta e Jëlldëzit merr kah tjetër, pasi njihet me një grua që ka ndikim. Ender Argun është një grua për të cilën shkruan kryesisht shtypi rozë, e kjo falë jetës luksoze që bën. Pikërisht luksi që jeton Ender e bën Jëlldëzin të lakmojë martesën e Enderit me njeriun më të pasur të Stambollit. Jetën prej mbretëreshe që bën Enderi e dëshiron edhe Jëlldëzi. Kjo lakmi duket se i hyn në punë Enderit, meqë ajo dëshiron divorcin me bashkëshortin e saj Halitin, por duke mos cenuar statusin shoqëror dhe financiar të cilin e gëzon. Enderi shikon mundësi që pikërisht Jëlldëzin ta përdorë për realizimin e qëllimeve të saj, duke e shpallur bashkëshortin e saj të padenjë për të për shkak të tradhtisë dhe duke i siguruar Jëlldëzit jetën që ëndërron.

Në anën tjetër, e motra e Jëlldëzit, Zejnepi, fillon të punojë në një kompani partnere me kompaninë e Halitit, dhe kjo i vë motrat përballë situatave të palakmueshme. Me një kastë të fuqishme aktorësh dhe produksion të jashtëzakonshëm e origjinal, Kohavisioni sjell tek teleshikuesit përsëri njërën nga serialet më të shikuara që po thyen rekorde të shikueshmërisë në Ballkan e Azi.