Showbiz

Të rejat nga këngëtarët shqiptarë

Cila këngëtare po i rikthehet muzikës, cili reper me origjinë kosovare paralajmëron koncert në Prishtinë e Tiranë, e kush publikoi këngë të re? Këto dhe shumë informacione të reja nga artistët shqiptarë në botë, do t’i kuptoni në storien e përgatitur nga Express në KTV.

1.Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka një kohë që ka paralajmëruar këngën e re me titull “Your Song”, e cila është publikuar në versionin audio në kanalin zyrtar të këngëtares në youtube, derisa kënga pritet të publikohet edhe me videoklip.

kaluar 2 vjet që këngëtarja me famë botërore Rita Ora nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. “Body on me” ishte kënga e fundit që e lansoi në vitin 2015, në bashkëpunim me Chris Brown.

“Po ndodh në të vërtetë... Është zyrtare! Your Song”, ka shkruar Rita Ora në rrjete sociale. Në anën tjetër, rrjeti social “Snapchat” ka sjellë një filtër të veçantë për këngën e re të Ritës, ku këngëtarja ka publikuar disa nga videot që janë bërë nga njerëz të tjerë më këtë filtër, ku dëgjohet edhe kënga më e re “Your Song”.

2. Fama e tij sa vjen e rritet. Bëhet fjalë për G4shin, artistin shqiptar, i cili po shkëlqen me karrierën e tij muzikore në Amerikë. Së fundmi, reperi ka publikuar këngën më të re me videoklip të titulluar “Disrespectful”, e cila ka shënuar dhe suksesin më të madh nga shpërndarja e një postimi ne rrjetet sociale në internet, duke arritur mbi miliona klikime në Spotify, Soundcloud etj. Videoklipi sjell skena nga udhëtimet e reperit me origjinë nga Kosova, gjatë koncerteve të tij përgjatë vitit 2017. Në të shfaqet edhe Dj Snake, më të cilin reperi së fundmi ka bashkëpunuar. “Disrespectful” ka filluar të dëgjohet në radiot më të njohura amerikane. Për të është shkruar dhe postuar në “Billboard”, “XXL Magazine”, “Spotfity” etj. Ndërkohë, reperi, krahas suksesit, ka paralajmëruar se së shpejti do të jetë në Shqipëri dhe Kosovë për një koncert.

3. Projekte të reja muzikore janë publikuar edhe nga këngëtarët në vend. “Ladyes” është kënga më e re e publikuar nga këngëtarja Ronela Hajati. Me tekst të shkruar nga vet këngëtarja dhe muzikë nga Big Bang, kënga është realizuar me videoklip nga produksioni “Pro Video”. Këngëtarja në këtë klip shfaqet me një stil të ri flokësh, e shoqëruar me disa vajza të tjera në klip dhe si çdo herë tjetër, Ronela shfaqet me vallëzim dhe koreografi.

Ka kaluar një kohë e gjatë që Dafina Rexhepi i ka munguar skenës muzikore, madje duke qëndruar edhe larg syrit të kamerës. Këngëtarja, e cila mbahet mend për hite të shumta, duket se po i rikthehet muzikës. Kjo është bërë e ditur nga vet ajo, pasi në rrjetet sociale ka publikuar fotografi gjatë qëndrimit në studio muzikore. Duket se kënga tashmë është gati, pasi këto ditë Dafina Rexhepi ka realizuar edhe videoklipin. Përveç Prishtinës, disa nga skenat e videoklipit janë xhiruar në Ulqin. “Tash” ishte kënga e fundit me videoklip, të cilën këngëtarja e lansoi në vitin 2012.

5. Kantautori Alban Skenderaj ka ditë që ka paralajmëruar për koncertin e tij në Prishtinë, që do të mbahet më 1 qershor në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Detajet rreth koncertit, këngëtari i ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se koncerti im “Tingujt e ditarit tim” tashmë vjen në tjetër dimension dhe të tjera përmasa. Një koncert i plotë, me më shumë fuzion dhe me një orkestër prej rreth 30 muzikantësh të shkëlqyer që do performojnë me mua në skenë, me këngë të reja në repertor dhe me orkestrime të padëgjuara asnjëherë më parë”, ka shkruar Albani në profilin e tij në Instagram.

Një koncert i tillë nga Alban Skenderaj ishte mbajtur në nëntorin e vitit të kaluar në Tiranë, për ta përsëritur më vonë në Gjakovë dhe Prishtinë.

Të rejat nga këngëtarët shqiptarë mund t'i ndiqni në video nga minuta 09:00