Showbiz

Bill Clintoni flet për aferën me Monica Lewinskyn, thotë se i ndihmoi të menaxhonte ankthin

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar se marrëdhënia e tij intime me Monica Lewinskyn, në atë kohë praktikante në Shtëpinë e Bardhë, ishte njëra nga gjërat që kishte bërë për të menaxhuar ankthin.

Clintoni e ka zbuluar këtë në një dokumentar kushtuar gruas së tij, Hillary Clinton, të quajtur “Hillary”, në të cilën të dytë tregojnë për krizën e tyre martesore pas këtij skandali, transmeton Koha.net.

Ai thotë se në kohën kur e kishte takuar Lewinskyn, presioni i punës e kishte bërë të ndihej si një boksier pas 30 raundesh. E Lewinskyn e shihte si “diçka që do t’ia qetësonte mendjen për pak kohë”.

Image

“Ndjehesh i tronditur, si një boksier pas 15 raundeve dhe meçi të është zgjatur në 30 raunde dhe këtu ka diçka që do të largonte mendjen për një kohë, kjo ishte ajo që ndodhi. Jeta e secilit ka presione dhe zhgënjime, terrore, frika apo çfarëdo çoftë. Gjërat të cilat kam bërë për të menaxhuar ankthin tim për shumë vite. Tani jam ndryshe, totalisht person ndryshe se që isha, shumë gjëra të tilla 20 vjet më parë”, thotë ai.

Clinton gjithashtu i kërkon falje Lewinskyt në këtë dokumentar, që do të jepet premierë të premten, derisa shton se ai është ndjerë tmerrësisht keq që jeta e saj është definuar nga afera e tyre.

Seria me katër pjesë përmban qasje të jashtëzakonshme në rrethin e brendshëm të Clintonëve, duke treguar për jetën publike të Hillaryt që nga ditët e saj studentore deri në humbjen e zgjedhjeve të 2016-ës ndaj Donald Trumpit.

Megjithatë vëmendjen kryesore të këtij dokumentari pritet të merr afera e Bill Clintonit me Lewinskyn, të cilën çifti Clinton rrallë e adreson në publik.

Ky skandal kishte bërë që integriteti i Bill Clintonit të vihej në dyshim nga Senati në vitin 1998. Megjithatë ai i mbijetoi senatit duke mbetur në detyrë edhe në mandatin e tij të dytë.

Hera e fundit kur Bill Clintoni kishte folur për këtë skandal ishte në vitin 2018 kur kishte deklaruar se nuk i ka borxh Lewinskyt një kërkim falje.

Ai kishte mohuar në vitin 1998 marrëdhënien me Lewinskyn, dhe një gjë të tillë e kishte besuar edhe Hillary.

Në dokumentar Hillary shprehet, “thjesht u shkatërrova, nuk mund ta besoja. Isha shumë e lënduar personalisht dhe nuk mund ta besoj këtë, s’më besohet se ke gënjyer”.

Image

Derisa Bill Clintoni në këtë intervistë tregon se si është ballafaquar me Hillaryn.

“Shkova dhe u ula në shtrat dhe bisedova me të. I thashë me saktësi se çfarë kishte ndodhur, dhe kur kishte ndodhur. I thashë se ndjehem tmerrshëm për këtë. Kemi kaluar në shumë sfida në këto vitet e fundit. I thash se ajo çfarë kam bërë është e pafalshme”, shprehet ai.