Showbiz

A do të mbahet sivjet festivali “Glastonbury”?

Foto: Reuters

Organizatorët e ngjarjes së përvitshme e cila përcillet nga një numër i madh i publikut, kanë deklaruar se po i monitorojnë nga afër zhvillimet me situatën e koronavirusit.

Këto deklarata vijnë pasi zyrtari kryesorë i shëndetësisë në Britani të Madhe, Chris Whitty, i kishte paralajmëruar ndjekësit e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës në vend, që t’i shmangin organizimet në masë në mënyrë që të parandalohet përhapja më e madhe e virusit vrasës, transmeton Koha.net.

Shefi organizativ i festivalit “Glastonbury”, Adrian Coombs, citohet të ketë thënë: “Ne me shumë kujdes e planifikojmë këtë ngjarje të përvitshme dhe sigurohemi që t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur publikun dhe ta shtojmë sigurinë në maksimum. Andaj, jemi duke punuar për së afërmi me të gjitha agjencitë përkatëse, përfshirë këtu “Public Health England” dhe sigurisht do t’i ndryshojmë planet tona nëse rrethanat ndryshojnë. Duke qenë se jemi 16 javë larg fillimit të festivalit, ne po vazhdojmë të punojmë dhe të bëhemi gati për këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës në vend, por në të njëjtën kohë, për së afërmi po i monitorojmë të gjitha zhvillimet me situatën e koronavirusit.”

Sir Paul McCartney, Taylor Swift, Diana Ross dhe Lana Dle Rey, tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin ikonik, i cili mbahet nga 24 deri më 28 qershor.