Showbiz

Jennifer Lopez nuk po ngutet për t'u martuar

Descriptive Text

Këngëtarja 50-vjeçare e cila në të kaluarën ishte martuar tri herë me, Ojani Noan, Cris Juddin dhe Marc Anthonyn, është e fejuar me yllin e dikurshëm të sportit, Alex Rodriguez, por së fundmi bukuroshja e famshme ka deklaruar se nuk ndjehet nën presion për t’u martuar sa më shpejtë.

Në një intervistë të realizuar me prezantuesen e njohur Oprah Winfrey, Lopez tha: “Është shumë qesharake, sepse në fillim kur u fejuam mendoja se do të martoheshim brenda pak muajsh. Pra ti kthehesh në gjendjen e mëparshme, kur përfshihesh nga ndjenjat romantike të cilat më kishin shtyrë të martohesha në nguti tri herë të në kaluarën. Por, Alex më tha se gjithçka varej nga unë dhe do të vepronim sipas dëshirës sime. Dhe kështu mendova me vete, nëse do të jemi bashkë për tërë jetën, atëherë nuk kemi nevojë të ngutemi për t’u martuar”.

Lopez nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë të dasmës, megjithëse fansat e saj mezi po e presin këtë moment. Madje, në media të shumta, kanë qarkulluar lajmet se dyshja e famshme e showbizit kishte vendosur ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë, gjatë verës së këtij viti, transmeton Koha.net.

Këngëtarja JLo e cila i ka dy fëmijë, Emme dhe Maximilian, me këngëtarin latin Marc Anthony, ndër të tjera ka treguar se ajo dhe A-Rod kanë për qëllim të ndërtojnë diçka së bashku.

“Ne duam që martesa jonë të jetë e veçantë nga eksperiencat e kaluara, dhe duam të ndërtojmë bashkë diçka që nuk e kemi pasur më parë, që është një familje të përbërë nga burri dhe gruaja dhe nëna e babai. Ne mendojmë për të mirën e të katër fëmijëve tanë, dhe duam t’iu ofrojmë diçka të cilën ne nuk e kemi përjetuar si fëmijë”.

Lopez po ashtu ka treguar se mendon që lidhja e saj romantike me Rodriguezin, është krejtësisht ndryshe nga lidhjet e kaluara. Kjo ngase ai i mbanë premtimet e dhëna dhe e përkrahë karrierën time në çdo hap. Madje këngëtarja kishte deklaruar se asnjëherë më parë nuk e kishte pasur një partner i cili ka pasur dëshirë ta shohë atë në qendër të vëmendjes.