Showbiz

Shawn Mendes paralajmëron albumin e katërt

Këngëtari shumë i dashur për publikun mbarëbotëror, e ka konfirmuar lajmin se ka filluar të punojë rreth albumit të ri, i cili vjen pas LP-së së këngëtarit të publikuar në vitin 2018.

Ylli i hitit “Lost in Japan” i njohur edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të tij, e ndau lajmin e realizimit të albumit të katër muzikor me të gjithë fansat e tij në Instagram.

“Si jeni? E di që nuk kam qenë shumë aktiv në Instagram së fundmi, por thjeshtë desha t’iu them se ju dua shumë dhe më keni munguar. Jam duke e realizuar një album të ri, kështu që besoj se do të shihemi së shpejti,” kishte thënë Mendes në mesazhin e tij.

Kantautori 21-vjeçar nga Kanadaja nuk ka ndarë ende detaje rreth asaj se, kur mund ta presin adhuruesit muzikën e tij të re, transmeton Koha.net.

Albumi i tretë i Mendesit i vetëtitulluar, u publikua më 25 maj të vitit 2018 dhe u mirëprit nga publiku por edhe kritikët gjithashtu.