Showbiz

COVID-19 ”tkurr” modën, Armani prezanton me dyer të mbyllura

Milano, 24 shkurt – Stilisti me fame botërore, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të ri me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, një vendim i marrë për të mbrojtur publikun kundër infeksionit të koronavirusit.

Të njëjtin vendim mori edhe stilistja tjetër e njohur, Laura Biagiotti.

Ndërsa stilistët ”Dolce & Gabbana”, arritën të prezantonin produktet e tyre, pavarësisht vendimit të rajonit të Lombardisë që ndalon çdo ngjarje të hapur për publikun në hapësira të mbyllura.

Disenjatori veteran 85-vjeçar, në Javën e Modës në Milano e prezantoi një koleksion të efektshëm të titulluar "Velvet Notes".

Ai i kishte veshur modelet me funde sateni me dizajne të ndryshme në material, të kombinuara me xhaketa prej kadifeje. Fundet dhe pantallonat e këtij koleksioni ishin kryesisht të gjera, në kontrast me xhaketat e qepura për trupi, transmeton Koha.net.

Ngjyra e zezë dominonte në këto veshje, krahas ngjyrave hiri dhe rozë e ndezur.

Italia është prekur nga koronavirusi, çka ka shkaktuar deri tani katër viktima/ANSA.