Showbiz

Jenna Dewan është fejuar me të dashurin Steve Kazee

Aktorja dhe valltarja e njohur amerikane, e bëri të ditur lajmin se ajo dhe i dashuri, me të cilin janë në pritje të fëmijës së parë bashkë, kanë vendosur ta dërgojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër dhe mezi presin ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës së bashku.

Me postimin e një fotografie ku çifti shihet i përqafuar, Dewan dhe Kazee, e informuan publikun për fejesën e tyre.

“Një jetë të tërë për t’u dashuruar dhe për t’u plakur bashkë… ti e ke zemrën time,” shkruhej në mesazhin e aktores të ndarë me fansat e saj.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A lifetime to love and grow with you...you have my heart ❤️

A post shared by Jenna Dewan (@jennadewan) on

 

Jenna Dewan së fundmi tregoi se vajza e saj me ish-bashkëshortin, Channing Tatum, gjashtë vjeçarja Everly është duke e “përgatitur” veten për netët pa gjumë, pas lindjes së vëllait apo motrës së saj, transmeton Koha.net.

Edhe i fejuari i valltares dhe prezantueses së njohur, 43-vjeçari Kazee, kishte deklaruar se po ndihet paksa nervoz për faktin se do të bëhet baba për herë të parë, por në të njëjtën kohë është i lumtur dhe i emocionuar që ai dhe Dewan, po e sjellin në jetë një fëmijë së bashku.