Showbiz

Fragmenti i parë zyrtar për sezonin e dytë të "Narcos: Mexico"

Ka mbërritur fragmenti i parë për sezonin e dytë të serialit të Netflix “Narcos: Mexico”, ku mund ta shohim luftën e përgjakshme kundër kartelit meksikan të drogës, e cila na pret në sezonin e ri.

Diego Luna kthehet në rolin kryesor si Félix Gallardo, pararendësi i kartelit meksikan të drogës, ndërsa në sezonin e dytë luajnë edhe Scott McNairy, Teresa Ruiz, Mayra Hermosillo, Sosie Bacon, Andrés Londoño, Alex Knight, Miguel Rodarte, Jesse Garcia Matt Biedel, Jesus Ochoa, Flavio Medina, Alberto Zeni, Jero Medina, Jose Julian, Noé Hernandez dhe Nat Faxon.

Netflix e ka publikuar edhe përshkrimin zyrtar të sezonit të dytë:

Sezoni i dytë i serisë Narcos: Mexico e vazhdon ngjarjen për Miguel Ángel Félix Gallard, i cili tani është bërë Kumbar i kartelit të parë meksikan - kartelit Guadalajara – ndërkohë që përpiqet ta ruajë kontrollin dhe ta zgjerojë perandorinë e tij dhe përpiqet të pajtohet me tradhtitë dhe sakrificat që duhej t’i bënte me qëllim që të bëhej El Padrino. Mosmarrëveshjet midis pjesëve të ndryshme të kartelit të tij po rriten gjithnjë e më shumë dhe Félix po e humbet kontrollin mbi situatën.

Ndërkohë, vdekja e agjentit të DEA, Kiki Camarena, prapa së cilës qëndrojnë karteli dhe politikanët e korruptuar, sjell një valë të hakmarrjeve në Meksikë, shkruan KOHA Ditore. "Operacioni Leyenda", i udhëhequr nga agjenti i palodhshëm i DEA-s Walt Breslin, metodat e të cilit nuk janë gjithnjë në përputhje me rregullat, i ka për objektiv Félix Gallardin dhe udhëheqësit e tij kryesorë, gjë që i shton paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë e kartelit.

Të dhjetë episodet e sezonit të dytë të serialit “Narcos: Mexico” në Netflix mbërrijnë më 13 shkurt.