Showbiz

Arrin “Anaconda” e re

Gjarpri i madh, Jennifer Lopez dhe Jon Voight në rolin e të çmendurve - filmi Anaconda i vitit 1997 na befasoi goxha. Filmi nuk u pëlqye tej mase nga kritika, por u bë hit i madh, i fitoi mbi 130 milionë dollarë dhe i pati tri vazhdime, njëri prej të cilëve pati kino-distribucion.

Në një mori të rebootëve dhe rimejkeve dhe versioneve të reja dhe të ngjashme, nuk është për t'u habitur që Sony dëshiron ta lirojë përsëri bishën dhe ta bëjë versionin e ri të Anacondas.

Evan Daugherty, i cili punoi në skenarët për filmat “Snow White and the Huntsman” dhe “Tomb Raider”, u angazhua me detyrën për ta shkruar skenarin për Anacondan e re, me ngjarjen tashmë të njohur dhe paksa të modernizuar.

Image

Filmi origjinal na e solli tregimin për ekipin i cili e bën një dokumentar dhe shkon në Amazon, ku shtigjet e tyre lidhen me një gjahtar obsesiv, i cili është në kërkim të anakondës legjendare, shkruan KOHA Ditore. Ai e pengon ekspeditën për përfitimin e tij dhe e lë ekipin të përballet edhe me të çmendurin dhe gjarprin e madh i cili dëshiron t'i gëlltisë ata.

Supozojmë se J.Lo nuk do të kthehet në versionin e ri, por tani për tani, nuk ka asnjë kast të konfirmuar, kështu që akoma ekziston mundësia. Data e publikimit nuk është caktuar ende.