Showbiz

Robert Zemeckis konfirmohet si regjisor për filmin artistik “Pinocchio”

Descriptive Text

Filmbërësi dhe fituesi i çmimit Oscar, Robert Zemeckis ka firmosur zyrtarisht se do ta bëjë regjinë e ribërjes së filmit artistik Pinocchio për Disney.

Regjisori i “Back to the Future” dhe “Forrest Gump” gjithashtu do ta bashkë-shkruajë përshtatjen më të fundit të tregimit të Carlo Collodi për kukullën që bëhet një djalë i vërtetë, shkruan KOHA Ditore.

Sam Mendes dhe Paul King të dy ishin lidhur më parë me projektin. King u tërhoq në fillim të vitit të kaluar.

Tom Hanks ishte në bisedime për ta portretizuar marangozin krijues të Pinocchios, Geppetto në film, por është e paqartë nëse projekti do të vazhdojë me fituesin e çmimit “Oscar” dhe yllin e filmave të Zemeckis “Forrest Gump”, “Cast Away” dhe “The Polar Express”.

Filmi artistik nuk është i vetmi projekt i Pinocchios në punime - Guillermo del Toro është bashkuar me drejtuesit e Netflix për ta bërë debutimin regjisorial të filmit të tij të animuar me një version tjetër të tregimit.