Showbiz

Në Zarë hapet bari në të cilin jepen pije falas nëse këndoni/interpretoni këngë

Në Zarë kohët e fundit është hapur rock-bari "Trooper", pronari i të cilit Bozho Matuliç shpjegoi për “Slobodna Dalmacija” se qëllimi kryesor i hapjes së këtij objekti ishte rikthimi i frymës së rockut në qytet, por edhe se ekziston një truk të cilin mund ta shfrytëzojnë klientët për të marrë pije falas.

Bari është dekoruar në stilin e rickut, në mure mund të shihen fotot e Alice Cooper, Mikkey Dee, Rob Halford dhe shumë të tjerë që e kanë shënuar këtë zhanër të muzikës, shkruan KOHA Ditore.

"Rocku është zhdukur nga e gjithë skena e Zarës, dhe askush nuk e vuri re këtë", tha Matuliç për “Slobodna Dalmacija”, në çfarë miku dhe kolegu i tij shtoi se rockerët i kanë "populluar" shumë bare të zakonshme dhe i kishin bërë ato bare rocku, por askush në Zarë nuk kishte startuar në këtë mënyrë.

Në këtë mënyrë, këta djelmosha do t’ua sigurojnë një vend për t’u argëtuar të gjithë rockerëve të rinj dhe të vjetër që i kanë humbur vendet e tyre të argëtimit: "Ne në fakt jemi një 'ekip nga bregu i detit”, nga muri, atje jemi mbledhur, kemi pirë dhe kemi festuar derisa nuk u hapen restorantet këtu. Atëherë ishim të detyruar të shkonim, por tani duam t'u mundësojmë njerëzve një vend për t'u shoqëruar me muzikën të cilën të gjithë e duam shumë".

Bari është i pajisur me pajisje muzikore, ndërsa pronari premton që rregullisht do të ftojë muzikantë rruge dhe shumë muzikantë të tjerë të talentuar, në mënyrë që të gjithë ta kenë mundësinë ta dëshmojnë veten në interpretim.

"Nëse doni pije falas, interpretoni një këngë. Ndërsa ata që duan të interpretojnë gjatë gjithë natës, mund edhe të fitojnë diçka", shpjegon duke qeshur.

"Bari është emërtuar sipas këngës së Iron Maiden, këtë e kërkoi bashkëshortja ime. Unë kisha ide të tjera dhe nuk ishte zgjedhja ime e parë. Ajo është adhuruese e vjetër e heavy metalit, kështu që nuk kishte kompromis me emrin", shpjegon ai duke qeshur, duke shtuar se njerëzit e pranuan shumë mirë barin e ri dhe se përgjigjja në hapje ishte shumë më e madhe sesa prisnin.