Showbiz

Meghan do t'i rrëfejë të gjitha tek Ellen DeGeneres

Meghan Markle, 38, u tregoi miqve se planifikon t’ia japë intervistën e saj të parë pas skandalit dhe tërheqjes nga detyrat mbretërore prezantueses Ellen DeGeneres. Ato, siç raportohet, janë shumë të afërta.

“Ellen DeGeneres dhe Meghan Markle tashmë e kishin një marrëveshje fillestare në lidhje me intervistën. Kjo po 'zihej' tash një kohë”, – u tha shoqja e Meghan mediave britanike.

Ellen dhe Meghan u takuan disa vjet më parë në një strehimore qensh në Los Angeles, ku Ellen e inkurajoi Meghan ta adaptojë qenin e saj të parë, Bogart, shkruan KOHA Ditore. Ato janë në kontakt qysh atëherë. Ellen dhe bashkëshortja e saj Portia de Rossi madje kanë udhëtuar në Londër për ta parë të birin e Meghan dhe Harry, Archie.

“I pashë se si sulmoheshin dhe kjo nuk është e drejtë. Ata janë dy njerëz shumë modestë që kanë shumë dhembshuri për të gjithë, ata bëjnë aq shumë për këtë botë”, - tha DeGeneres në emision pas skandalit.

Kjo është pikërisht arsyeja se pse Meghan dëshiron të japë intervistën.

“Ajo më tha që Ellen i kuptonte vuajtjet dhe dhimbjet e saj dhe do t'ia tregojë asaj të gjitha. Jam e bindur se janë shoqe të shpirtit, Ellen është për të mishërim i autenticitetit”, – pohon shoqja e çiftit mbretëror.

Megjithatë, shoqja mendon se vendimi i Meghan për t’i dhënë intervistë Ellen mund t’i bezdisë koleget e saj të famshme Oprah, 65, dhe Gayle King, 65.

“Oprah e kaloi ditën në Montecito me nënën e Meghan, e mori një ftesë dasme dhe ishte e zëshme në përkrahjen për vendimin e çiftit për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe për ta jetuar një jetë të lirë”, - tha shoqja e Meghan.