Showbiz

Vazhdon cirku i Harvey Weinstein duke çaluar edhe me ndihmëse për ecje

Grabitqari seksual Harvey Weinstein (67) vitet e fundit i ka kaluar i mbyllur në apartamentin në Manhattan, ku po lexon libra, shikon televizor dhe druhet nga vendimi i gjyqit.

Ndërsa kur del nga apartamenti, ecën deri te gjykata e New Yorkut për t’u përballur me pasojat e perversioneve të tij. Por ai nuk do të "shkojë" vetëm ashtu në gjyq. Harvey disa herët e fundit është shfaqur me ndihmesë për ecje, sepse me siguri llogarit se "gjyqi do të ketë mëshirë për mua kur të më shohë se si çaloj".

Image

Por si qëndrojnë gjërat tani, mbrojtja çaluese nuk do ta ndihmojë atë t’i shpëtojë burgut, shkruan KOHA Ditore. Nëse i jepet dënimi më i ashpër, ai për përdhunim, e pret burgimi i përjetshëm.

Deri më tani, gjithsej 80 femra e kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual, i cili ka zgjatur për dekada të tëra, ndërsa në mesin e tyre janë edhe disa yje të filmit. Gjyqi në New York filloi më 6 janar, ndërsa menjëherë pasi filloi gjyqi, Harvey u akuzua edhe në Los Angeles.