Showbiz

Jessica Simpson flet hapur për abuzimet seksuale

Aktorja dhe këngëtarja, por edhe stilistja Jessica Simpson, (39), në prag të publikimit të autobiografisë së saj “Open Book”, ka zbuluar detaje shokuese nga jeta e saj. Për herë të parë, ajo foli për abuzimin seksual në fëmijëri, ndërsa e theksoi edhe depresionin dhe problemin me alkoolin dhe tabletat.

“E kam mbytur veten me alkool dhe tableta”, shkroi Jessica, e cila në nëntor të vitit 2017 e piu gotën e fundit të pijes. Që atëherë, thotë ajo, nuk pi më.

“Të heqësh dorë nga alkooli ishte e lehtë. Isha e zemëruar në 'të' dhe shishja ma mundësonte të qëndroja e zbrazët dhe e pandjeshme”, - shpjegoi Simpson, aktorja e cila me vite të tëra ishte në maje të listave të femrave më seksipile.

Image

Pjesa më e vështirë, e pranon ajo, ishte terapia. Me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë ka punuar me veten. Dhe pikërisht kjo punë i mundësoi t’i ndiejë të gjitha traumat që i kishte shtypur brenda prej shumë kohë më parë.

“Abuzimi filloi kur isha gjashtëvjeçare. E kam ndarë shtratin me vajzën e një miku të familjes. E gjitha filloi me prekjen e shpinës, dhe pastaj do të ndodhte diçka që ishte shumë e turpshme”, - zbuloi Jessica, dhe shtoi se si mendonte se ajo ishte fajtore për abuzimin.

”Doja t’iu tregoja prindërve. Kam qenë viktimë, por u ndjeva fajtore”, - shkruan ajo.

Pas disa vitesh, Jessica shkoi me prindërit në një udhëtim. Në një moment, nëna e goditi babanë mbi supe dhe bërtiti: "Të kam thënë se ka ndodhur diçka".

“Babai vetëm vazhdoi ta shikonte rrugën dhe nuk tha asgjë. Kurrë më nuk kemi shkuar te babai dhe nëna e shoqes sime. Gjithashtu, kurrë më nuk kam folur me prindërit për këtë”, – e pranoi Simpson.