Showbiz

Robert Downey Jr. nuk i tërhoqi shikuesit si Dr. Dolittle

Descriptive Text

Studio Universal ka investuar shumë për filmin e vet më të ri, Dolittle, por sipas shifrave të para, si duket, i pret një humbje e madhe.

Robert Downey Jr. për projektin e tij të parë të aktrimit pas Marvelit dhe Endgame e zgjodhi filmin Dolittle, një komedi familjare për doktorin e famshëm Dolittle, i cili mund të flasë me kafshët dhe i cili në filmin më të ri shkon në (një tjetër) aventurë epike.

Universal e bëri filmin me një buxhet prej 175 milionë dollarësh, ndërsa i fitoi vetëm 30 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe rreth 27 milionë në pjesën tjetër të botës (vetëm 57 milionë në total) në fundjavën e parë, kështu që disa ekspertë vlerësojnë se humbja mund të jetë rreth 100 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore. Lajmi për fillimin e keq është edhe më i keq për Universal, sepse ata tashmë e kishin një dështim të madh në dhjetor: bëhet fjalë për muzikorin “Cats”, i cili gjithashtu kishte humbje, por për fat të mirë u bë me një maksimum prej 95 milionë dollarësh, kështu që humbja e tij është vetëm rreth 70 milionë dollarë.

Megjithatë, Dolittle ka ende gjasa në tregun ndërkombëtar pasi që këtë të enjte do të fillojë të shfaqet në 20 tregje përfshirë Francën, në Mbretërinë e Bashkuar mbërrin në javën e parë të shkurtit, ndërsa në Kinë më 21 shkurt. Filmin nuk e ndihmojnë as kritikat goxha të këqija, të cilat janë përqendruar më shumë në CGI-të e këqija me kafshët, ndërsa në portalin Rotten Tomatoes i ka arritur vetëm 18%.

Regjinë dhe skenarin për filmin Dolittle e ka bërë Stephen Gaghan.