Showbiz

Lizzo ka folur për sfidat e jetës dhe pasionin për muzikën

Mund të duket sikur Lizzo, këngëtarja e cila i fitoi më së shumti nominime për shpërblimet e sivjetme “Grammy”, ka debutuar në skenë rastësisht. Por, reperja, këngëtarja, tekst shkruesja dhe flautistja e muzikës klasike, në fakt ka qenë duke e perfeksionuar talentin e saj për gati një dekadë.

“I kam shfrytëzuar të gjitha eksperiencat e jetës time për ta bërë veten edhe më të fuqishme,” citohet të ketë thënë 31-vjeçarja për emisionin “CBS This Morning”.

Emri i vërtetë i Lizzos është Melissa Viviane Jefferson. Në këtë intervistë, ndër të tjera ajo tregoi për mënyrën se si e ka fituar nofkën e saj. Sipas këngëtares, emrin Lizzo ka filluar ta përdorë qysh në shkollë të mesme, kur shoqëria e saj kishin filluar që secilit emër t’ia vënë një “o” në fund. Dhe nga shkurtesa Lissa, ajo kishte përfunduar me emrin Lizzo, transmeton Koha.net.

Lizzo ishte fëmija i vogël nga tre fëmijët në familje, dhe është rritur në periferi të Houstonit. Dashuria e saj për muzikën kishte nisur në klasën e pesë të shkollës fillore, kur ajo mësoi t’i bile flautit. Në moshën 18-vjeçare, këngëtarja filloi ta ndjekë “Universitetin e Houstonit” me anë të një burse muzikore, ku edhe po studionte për instrumentin e flautit. Por vetëm pas dy vjetëve në kolegj, Lizzo kishte vendosur t’i braktisë studimet, kjo ngase i kishte vdekur babai i cili ishte personi që e kishte inkurajuar të merret me muzikë.

“Në njëfarë mënyrë unë hoqa dorë nga gjithçka. Kjo ngase isha në depresion. Nuk kisha ndonjë qëllim në jetë dhe nuk e ndjeja dëshirën për t’u marrë me muzikë apo diçka tjetër. Kështu fillova të bëhem një person pasiv që jetonte në shtëpitë e miqve të saj. Por me kalimin e kohës, fillova të ndjehem në faj. Krejt çfarë kisha, ishte një veturë e markës ‘Subaru’, e cila ishte shtëpia ime për një kohë. Një herë e kalova festën e “Falënderimeve” në këtë veturë, dhe më kujtohet që e pata vënë veten në gjumë duke vajtuar,” ka treguar tutje Lizzo.

Fatmirësisht, Lizzo ka arritur t’i tejkalojë këto sfida të jetës, duke thënë se ato e kanë motivuar t’i rikthehet muzikës dhe pasionit të saj.