Aerosmith, ZZ Top, Lemmy paraqiten në serinë e re të figurinave Funko Pop! Rock Star

Aerosmith, ZZ Top, Lemmy paraqiten në serinë e re të figurinave Funko Pop! Rock Star

22 January 2020 10:32

Aerosmith dhe ZZ Top do t’i kenë figurinat e tyre Funko Pop! Steven Tyler, Joe Perry, Billy Gibbons, Dusty Hill dhe Frank Beard janë ndër dhjetëra artistët e rockut dhe heavy metalit të zgjedhur si subjekte legjendare të muzikës në serinë më të fundit të figurinave të popullarizuara të koleksionueshme. Atyre iu bashkohen Willie Nelson, James Brown, Rivers Cuomo i “Weezer”, Papa Nihil i “Ghost”, Jeff Hanneman, Tom Araya dhe Kerry King i Slayer, si dhe Craig Jones, Sid Wilson dhe Corey Taylor nga “Slipknot”.

Frontmeni i “Motorhead”, Lemmy Kilmister, i cili më parë ishte përjetësuar në vinyl në vitin 2016, do të nderohet me një figurë të dytë, së bashku me nuskën Warpig.

Paralajmërimi u bë gjatë panairit vjetor London Toy Fair, panairit më të madh të lodrave, lojërave dhe hobive të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan KOHA Ditore. Ende nuk është zbuluar ndonjë informatë për figurinat, ndërsa sajti i kompanisë i liston të gjitha si "së shpejti".

Përveç Nelson, muzika country u përfaqësua edhe me një figurinë të Shania Twain, ndërsa bota e hip-hopit u përfaqësua me kukullat për Eazy-E të N.W.A, Lil Wayne dhe Salt and Pepa.

Më vonë këtë muaj do të publikohen figurinat për të pesë anëtarët e formacionit aktual Def Leppard, ndërsa më 17 shkurt do ta shohim debutimin e katër versioneve të ndryshme Funko Pop të nuskës së famshme të Iron Maiden, Eddie – një nga secila nga kopertinat e debutimit të vetëtitulluar (Iron Maiden) të vitit 1980, Killers nga viti 1981, “The Number of the Beast” nga viti 1982 dhe Piece of Mind nga viti 1983.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme