Showbiz

Rihanna ndahet nga Hassan Jameel

Rihanna thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj, Hassan Jameel, pas pothuajse tre vjet lidhjeje.

Krijuesja e hitit “Diamonds” u lidh për herë të parë me miliarderin saudit në vitin 2017, por ajo rrallëherë ka folur për lidhjen në publik, duke preferuar që ta mbajë romancën e tyre jashtë vëmendjes së publikut.

Megjithatë, duket se çifti nuk është më në lidhje, sipas raporteve të shumta.

Lajmi për ndarjen u paraqit disa muaj pasi që Rihanna e pranoi se po e bënte prioritet jetën e saj të dashurisë.

"Kam hyrë në një lidhje të re, dhe kjo ka rëndësi për mua", i tha ajo koleges nga filmi “Ocean’s Eight” Sarah Paulson, në një bisedë për revistën “Interview”, qershorin e kaluar (19).

"Ishte sikur ‘kam nevojë të ndaj kohë për këtë’. Ashtu siç i ushqej punët e mia, duhet ta ushqej edhe këtë."

Duke sqaruar se si kishte filluar t’i planifikonte ditët personale në kalendarin e saj, ashtu që të ketë kohë të përqendrohet në të dashurin e saj, ajo shtoi: "Do t'i anuloj gjërat për dy ditë, tri ditë ndonjë herë.

"Në kalendarin tim tani e kemi famëkeqen "P", që do të thotë ditë personale. Kjo është diçka e re."

Superylli i popit zbuloi gjithashtu se do të dëshironte që një ditë të bëhej nënë, duke e pranuar se e dëshiron familjen "më shumë se gjithçka në jetë", ndërsa në tetor ajo madje e pranoi se e kishte planifikuar fustanin e nusërisë, duke i thënë kryeredaktores së “Vogue”, Anna Wintour, se do të ishte "një bashkëpunim midis saj dhe (John) Galliano, natyrisht, shkruan KOHA Ditore.

Para lidhjes me Jameel, Rihanna ishte në lidhje me Drake, lojtarin e bejsbollit Matt Kemp, dhe Chris Brown, i cili e rrahu në një grindje para ceremonisë së “Grammy Awards” në vitin 2009.