Showbiz

“Nusja nga Stambolli” në javë dramatike

Descriptive Text

Situatat dramatike nuk kanë të ndaluar për personazhet e serisë televizive “Nusja nga Stambolli”. Ademi dhe Dilara vazhdojnë seancat tek psikologia që të gjejnë formën e komunikimit për hir të djalit të tyre Umudit. Edhe pse të ndarë ata gjejnë forcën të bashkëpunojnë për hir të fëmijës të tyre.

Emiri, djali i dashur i familjes Boran do të kërkojë që të vijojë shkollimin në shkollën që nëna e tij kishte ëndërruar ta dërgonte. Ky do jetë vendim i madh dhe me shumë guxim për një fëmijë. Vendimi i Emirit do ta bëjë Farukun që të reflektojë shumë seriozisht lidhur me të ardhmen e tij dhe të biznesit. Lajmi për dorëheqjen e tij nga kompania dhe dorëzimin e gjithë kompetencave tek Fikreti do të shënojë pjesën më dramatike të javës.

Ky vendim do ta shqetësojë Esmanë. Tanimë të gjithë djemtë kanë jetët e tyre. Osmani i dashuruar do të vazhdojë ditët e lumtura me Anastasijan. Dilara do të ketë një befasi që jeta do t’i sjellë dhe kjo përmes një njohjeje të re që do ta bëjë të kuptojë jetën dhe bukurinë e saj.

Gjatë javës episodet prej 266 deri 270 do të shënojnë këshillat më të bukura që mund t’i marrim për jetën, befasitë e saj dhe familjen. Esma dalëngadalë do të fillojnë të përballet me shenjat e para të sëmundjes së Alzhajmerit.

Kthimi prapa në kohë, historia me Garipin do të shpalosë shumëçka nga përjetimet në rininë e saj. Shumë dramë, muzikë origjinale, momente dashurie e pikëllimi do t’ju shoqërojnë edhe këtë javë.

“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan. Transmetimi në KTV vjen çdo ditë pune nga ora 21:30.