Showbiz

Hetfield do të shfaqet për herë të parë në publik pas rehabilitimit

Vokalisti i bendit “Metallica”, James Hetfield, kah fundi i këtij muaji pritet ta shënojë paraqitjen e parë publike në Los Angeles, që nga regjistrimi i tij në një qendër rehabilituese gjatë vitit të kaluar, shkruan “nme”.

Në fund të shtatorit, bendi i anuloi një sërë koncertesh të turneut, pasi bënë të ditur se Hetfield do ti nënshtrohej rehabilitimit për ta marrë veten nga “varësia”, prej së cilës po vuante me vite të tëra.

Prej publikimit të këtij lajmi nga antarët e bendit “Metallica”, James kryesisht ka qëndruar larg syrit të publikut, por sipas portalit “Loudwire”, vokalisti i njohur do të marrë pjesë në një ngjarje të caktuar kohë më parë në muzeun “Petersen Automotive” në Los Angeles, me rastin e lansimit të një ekspozite e cila i përfshinë 10 prej veturave të tij kaliske, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar, antarët e tjerë të grupit “Metallica”, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, e nderuan bateristin e ndjerë të bendit “Rush”, Neil Peart, duke e ndarë ‘coverin’ e interpretuar live të këngës “Tom Sawyer”.

Albumi i fundit dhe i dhjeti me radhë në karrierën 38-vjeçare të bendit i titulluar 'Hardwired... to Self-Destruct' dhe i publikuar në vitin 2016, në mbarë botën u shit në pesë milionë kopje dhe ishte i nominuar për çmimin Grammy.