Showbiz

Lewis Capaldi kryeson kandidimet për “BRIT Awards 2020”

Descriptive Text

Lewis Capaldi dhe Stormzy janë duke udhëhequr në garën për “Brit Awards 2020”, pasi që u njoftuan kandidimet të shtunën.

Ylli i hitit “Someone You Loved”, Lewis, e vazhdoi suksesin e tij mahnitës duke i marrë katër kandidime - më shumë se cilido artist tjetër - duke e përfshirë çmimin “Best New Artist” dhe çmimin në kategorinë prestigjioze “British Album of the Year”, për LP-në e tij debutuese, “Divinely Uninspired to a Hellish Extent”.

Albumi është kandiduar së bashku me “Heavy Is The Head” të Stormzy, një nga tri kandidimet që i mori ylli, si dhe “Psychodrama” e Dave, “Fine Line” e Harry Styles dhe KIWANUKA e Michael Kiwanuka, shkruan KOHA Ditore.

Po këta artistë (të pestët) garojnë për çmimin “British Male Solo Artist”, ndërsa Mabel, Charli XCX, Mahalia, Freya Ridings dhe FKA Twigs do të garojnë për çmimin “British Female Solo Artist”.

Këngëtari skocez, Capaldi (23) gjithashtu u kandidua për “Song of the Year” për “Someone You Loved”, si edhe Stormzy për Vossi Bop. Këngët e tjera të kandiduara përfshijnë “I Don’t Care” të Ed Sheeran dhe Justin-Bieber, “Dancing with a Stranger” të Sam Smith dhe Normani, dhe bashkëpunimin i Mark Ronson dhe Miley Cyrus, “Nothing Breaks Like A Heart”.

Coldplay, Foals, Bastille, Bring Me the Horizon, dhe rap dueti D-Block Europe janë kandidatë për Best British Group.

Ndër artistët jo-britanikë që garojnë për çmime në kategoritë ndërkombëtare janë: Billie Eilish, Ariana Grande, Lizzo, Post Malone, Bruce Springsteen, Camila Cabello dhe Lana Del Rey.

Ylli i muzikës soul Celeste tashmë është shpallur fituese e çmimit “BRITs Rising Star”.

Ceremonia do të udhëhiqet nga komediani Jack Whitehall dhe do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës më 18 shkurt.