Showbiz

Adele, Taylor Swift dhe Drake në krye të Top 10 Albumeve të Dekadës sipas RIAA-s

Adele, Taylor Swift dhe Drake janë kurorëzuar artistët e dekadës, pasi dominuan në top listat e shitjeve të albumeve të RIAA-s.

Zyrtarët në Shoqatën Amerikane të Industrisë së Regjistrimeve (RIAA) i kanë renditur artistët me më së shumti albume të shitura të 10 vjetëve të fundit, dhe sensacioni britanik i muzikës soul Adele e udhëheqëlistën në vendin e parë dhe të dytë me albumet e saj “21” dhe “25”.

Swift pason në pozitën numër tre me albumin “1989”, ndërsa albumi i saj “Red” e zë edhe pozitën e katërt, dhe “Speak Now” është në pozitën e gjashtë.

Reperi kanadez Drake gjithashtu ka zënë dy pozita – “Views” është radhitur në vendin e pestë në top listën e RIAA-s, ndërsa “Scorpion” e përmbyllë top 10-shen.

Kolona zanore për hit muzikorin e Broadway “Hamilton” dhe “Doo-Wops & Hooligans” nga Bruno Mars janë dy albumet e tjera të vetme që përfshihen në top listën e viteve 2010 me pozitat shtatë dhe nëntë, shkruan KOHA Ditore.

Shifrat specifike për renditjen e kombinuar të shitjeve dhe streamingjeve nuk janë publikuar ende, por drejtuesit e RIAA-s më parë e kishin certifikuar albumin e Adele “21” me 14 milionë njësi të shitura ekuivalente amerikane në shtator 2016.