Showbiz

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë martuar në fshehtësi në festën e Krishtlindjeve

Nuk kanë të ndalur thashethemet për ribashkimin e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në festën e Krishtlindjeve, të organizuar për shumë aktorë të preferuar. Pasi që dolën në pah informacionet se çifti i aktorëve do t’i kalonte Krishtlindjet së bashku, revista amerikane “New Idea” shkoi një hap më tej dhe në kopertinën e madhe raportoi se ish-bashkëshortët janë rimartuar.

Kopertina u nxit nga një shembull i vitit 2015 kur Jennifer u martua me partnerin e atëhershëm Justin Theroux në festën e tij të ditëlindjes, por tabloidi i përmendur e mbështet lajmin bombastik me një dëshmi nga një burim anonim. 'Ishte kjo një mundësi e përsosur duke marrë parasysh faktin se shumë njerëz të famshëm ishin në ndejë si Tom Hanks, Jimmy Kimmel, Kate Hudson dhe shumë të tjerë. Fundja, Krishtlindja është festa e preferuar e Jennifer dhe tani ajo e ka edhe një arsye për të festuar', zbuloi burimi i njëjtë, duke pranuar se ngjarja e madhe po pritej një kohë të gjatë. 'Jennifer e ka shprehur vazhdimisht dëshirën e saj për t'u bërë zonja Pitt përsëri, dhe kjo ishte një mundësi ideale për ta bërë atë në fshehtësi dhe pa ndonjë bujë të madhe. E tëra që e dëshiron tani është ta kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pranë dashurisë së saj më të madhe”, përfundoi burimi.

Duhet të theksohet se çifti holivudian nuk u prononcua për këtë lajm, kështu që tani për tani vetëm mund të spekulohet se sa të vërtetë ka në pretendimet e publikuara të tabloidit amerikan, shkruan KOHA Ditore. T’ju rikujtojmë, çifti ishte i martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005 kur dashuria e tyre mori fund, për shkak të Angelina Jolie, të cilën aktori e njoftoi në setin e filmit “Mr. and Mrs. Smith”.