Showbiz

Miley Cyrus dorëzon kërkesën për shkurorëzim pasi që arrin marrëveshje me ish-bashkëshortin

Descriptive Text

Miley Cyrus i nisi Krishtlindjet duke e paraqitur kërkesën për shkurorëzim nga bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth.

Ish-çifti raportohet se i ka finalizuar detajet e shkurorëzimit të tyre, ndërsa avokati i Miley i ka paraqitur dokumentet ligjore të martën, sipas TMZ-së.

Lajmi erdhi vetëm një ditë pas përvjetorit njëvjeçar të martesës së çiftit. Miley dhe Liam i shkëmbyen zotimet më 23 dhjetor 2018 në Tennessee, por martesa zgjati vetëm disa muaj.

Miley do t’i mbajë të gjitha kafshët shtëpiake të çiftit.

Hemsworth fillimisht e paraqiti kërkesën për shkurorëzim nga këngëtarja e “Wrecking Ball” qysh në gusht, duke i theksuar dallimet e pakalueshme, shkruan KOHA Ditore.

Miley aktualisht është në lidhje me një tjetër australian, Cody Simpson, ndërsa Liam është në lidhje me modelisten Gabriella Brooks.