Showbiz

Shuhet në moshën 87-vjeçare stilisti francez Emanuel Ungaro

Stilisti francez, Emanuel Ungaro, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, njoftojnë agjencitë franceze. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij ndërsa vdekja është konfirmuar nga familja e tij.

Emanuel Ungaro është një nga disenjatorët më të famshëm dhe produktivë të modës në botë. Ai e themeloi Shtëpinë e modës Ungaro në vitin 1965. Ai e mësoi zejen nga babai i tij, italiani që iku në Francë nga fashizmi dhe ia dhuroi të birit një makinë qepëse.

Ai filloi ta mësonte zejen e modës si një 23-vjeçar në Paris tek Cristóbal Balenciaga. Kur u bë i pavarur dhe hyri në ujërat e modës, ai e themeloi shtëpinë e tij të modës, e cila e barti emrin e tij, shkruan KOHA Ditore.

Image

Që nga viti 1988, ai është i martuar me Laura Bernabei, me të cilën e ka vajzën Cosima. Ajo që e bëri atë të njohur ishin ngjyrat dhe modelet e gjalla.

“Ëndrra ime është që të krijoj veshje në të njëjtat ritme dhe harmoni si kuarteti i Beethovenit”, - kishte thënë Ungaro në një rast.