Showbiz

Prezantohet seria “ZeroZeroZero”

Ka mbërritur fragmenti për adaptimin e romanit “ZeroZeroZero” të Robert Savian, i cili e nënshkruan edhe veprën “Gomorrah”, sipas së cilës është xhiruar edhe seriali i suksesshëm me po të njëjtin titull.

“ZeroZeroZero” në ekranet e vogla mbërrin më 14 shkurt 2020.

“ZeroZeroZero” e sjell tregimin për krimin dhe sistemin familjar, të cilët janë të ndryshëm, por njëkohësisht të dhunshëm dhe të etur për pushtet sa kartelet meksikane – mafia italiane dhe biznesmenët e korruptuar amerikanë garojnë për dominim për rrugët e produktit më të kontrabanduar në botë: kokainës, shkruan KOHA Ditore.

Kastin ndërkombëtar e përbëjnë Andrea Riseborough dhe Dane De Haan si dhe Gabriel Byrne, Harold Torres, Giuseppe De Domenico, Adriano Chiaramida, Francesco Colella dhe Tcheky Karyo.

Regjia bëhet nga Stefano Sollima, i cili e bëri regjinë e “Gomorrah” dhe filmit “Sicario 2”.